Sot në Shkup tubim në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.09.2026, 10:00

Forumi Rinor Shqiptar ka njoftuar se sot do të mbahet një aktivitet sensibilizues në Sheshin “Skënderbej” në Shkup, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.

Tubimi pritet të nisë në orën 18:00, ndërsa organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje, duke theksuar se synimi është përcjellja e një mesazhi solidariteti dhe kërkesës për drejtësi.

“UÇK-ja është pjesë e historisë dhe lirisë së shqiptarëve. Luftëtarët e lirisë meritojnë vetëm drejtësi. Të gjithë bashkë për drejtësi, të gjithë bashkë për çlirimtarët!”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit