Edmond Ahmeti emërohet Sekretar i Përgjithshëm i KQZ-së

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 15.09.2026, 09:59

Edmond Ahmeti është emëruar të hënën në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), pas përfundimit të procedurës së hapur publike të konkurrimit për këtë pozicion. Emërimi i tij vjen në kuadër të forcimit të strukturave drejtuese të administratës zgjedhore.

Ahmeti ka profil juridik dhe një eksperiencë të gjatë në administratën publike, ku ka mbajtur disa detyra përgjatë karrierës së tij. Para emërimit në KQZ, ai ka shërbyer si Drejtor i Legjislacionit në Ministrinë e Financave, duke qenë i angazhuar në çështje ligjore dhe institucionale.

Ai merr drejtimin e administratës së KQZ-së në një periudhë të rëndësishme për organizimin e proceseve zgjedhore. Puna e tij do të përkojë me fazën e përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme vendore të vitit 2027, duke e vendosur institucionin përballë një kalendari të ngjeshur pune në prag të vitit zgjedhor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit