“Hedhin mbi 10 qese çdo natë nga kati i 7-të”/ Denoncimi nga Pallatet e Fratarit në Astir

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 14.09.2026, 23:56

Një banore i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar hedhjen e mbeturinave nga katet e larta të Pallateve të Fratarit në Astir, Tiranë.

Në pamjet e dërguara në redaksi shihet një hapësirë mes pallateve ku janë shpërndarë qese dhe mbetje, ndërsa sipas denoncueses, mbeturinat hidhen nga kati i 7-të.

Banorja pretendon se situata përsëritet çdo natë, ku hidhen më shumë se 10 qese me mbeturina.

“Përshëndetje JOQ. Këto janë Pallatet e Fratarit. Hedhin mbeturina nga kati i 7-të, mbi 10 qese çdo natë. Ju lutem hidheni sa më shpejt, se vjen një erë e tmerrshme.”

Denoncuesja kërkon ndërhyrjen e institucioneve dhe marrjen e masave për ndalimin e kësaj praktike dhe pastrimin e zonës.

JOQ Albania publikon pamjet dhe denoncimin, duke kërkuar verifikimin e situatës nga strukturat përgjegjëse.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit