Një banor i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar hedhjen e mbeturinave pranë hyrjes së një pallati në Fresk, Tiranë.
Në pamjet e kamerave të sigurisë shihet një grua që afrohet pranë hyrjes së pallatit me dy qese mbeturinash. Ajo vendos njërën prej tyre pranë një vazoje dhe më pas largohet.
Sipas banorit, situata është bërë problematike prej disa kohësh, ndërsa mbeturinat shkaktojnë erë të keqe dhe papastërti në një hapësirë ku kalojnë çdo ditë banorë dhe fëmijë.
“Përshëndetje Jeta është Qejf. Ju lutem publikojeni këtë denoncim. Këto mbeturina janë lënë në hyrje të pallatit dhe prej disa kohësh situata është bërë shumë e keqe. Ka erë dhe papastërti, ndërsa aty kalojnë çdo ditë banorët dhe fëmijët. Ju lutem, të merren masa dhe të pastrohet sa më shpejt.”
Banori kërkon ndërhyrjen e strukturave përgjegjëse për pastrimin e zonës dhe marrjen e masave për të shmangur hedhjen e mbeturinave jashtë vendeve të përcaktuara.
JOQ Albania publikon pamjet dhe denoncimin, duke kërkuar që situata të verifikohet dhe të merren masat përkatëse.