Lulzim Caka reagon pas arrestimit në Greqi: Jam i pafajshëm!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 14.09.2026, 22:20

Lulzim Caka, i arrestuar pak ditë më parë në Greqi në kuadër të një operacioni të autoriteteve greke, ka reaguar publikisht përmes një videoje ku shfaqet krah avokatit të tij.

Caka, i njohur edhe me emrin John Franko, është arrestuar në kuadër të një hetimi për një grup të dyshuar për trafikimin e kokainës nga Kolumbia drejt Greqisë. Autoritetet greke kanë raportuar sekuestrimin e sasive të lëndës narkotike gjatë operacionit, ndërsa hetimet për rolin e personave të arrestuar vijojnë.

Në videon e publikuar, Caka mohon të ketë lidhje me akuzat e bëra ndaj tij dhe deklaron se është i pafajshëm.

“Asgjë nuk ekziston nga këto që thonë. Unë jam i pafajshëm. E drejta do dalë shumë shpejt. Unë nuk kam lidhje me ato që thonë televizionet, njerëzit dhe policia. Unë jam i pafajshëm.”

Caka ka një histori të gjatë përballjeje me drejtësinë shqiptare. Ai është dënuar me 25 vite burg për disa vepra penale, ndërsa në vitin 2019 u lirua nga burgu pas rreth 16 vitesh vuajtje dënimi. Lirimi i tij u shoqërua më pas me hetime dhe debate mbi mënyrën e ekzekutimit të vendimit.

Ndërkohë, çështja e re në Greqi mbetet në duart e drejtësisë greke, e cila do të përcaktojë përgjegjësinë e tij në lidhje me akuzat për të cilat është arrestuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit