Dhuna policore në protestë, aktivistja: Do vijojmë bllokimin e institucioneve dhe Kuvendit!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 14.09.2026, 21:26

Protesta e 107-të kundër qeverisë është shoqëruar sërish me dhunë policore ndaj protestuesve, ndërsa pamjet e publikuara nga protestat e fundit, përfshirë ato të ditëve të kaluara, kanë dokumentuar përdorimin e forcës nga efektivët ndaj qytetarëve që protestojnë.

Edhe gjatë tubimit të sotëm, protestuesit janë përballur me ndërhyrjen e forcave të policisë, duke rikthyer debatin mbi mënyrën se si autoritetet po reagojnë ndaj protestave që vijojnë prej 107 ditësh.

Në këtë situatë, aktivistja Luçiana Kokaj e ka cilësuar ndërhyrjen e policisë si dhunë dhe represion ndaj qytetarëve, duke theksuar se protestuesit nuk tërhiqen nga qëndrimi i tyre.

“106 ditë përballë pushtetit që mendojnë se do të shuajnë protestën, por ne jemi ende këtu. Është qëndresë e pastër qytetare dhe politike, jo protestë e çastit. Sot protestuesit u përballën me dhunë e represion policor, si në Zvërnec. Kjo dhunë nuk mund të injorohet, duhet dënuar me forcë të lartë, jo vetëm për tejkalim kompetencash, por po përdoret për të frikësuar qytetarët”, u shpreh Kokaj.

Ajo theksoi se protesta do të vijojë dhe se, sipas saj, bashkimi i qytetarëve mbetet forca kryesore e kësaj lëvizjeje.

“Qëndrimi ynë është i qartë, forca jonë është bashkimi i qytetarëve. Jemi sërish në shesh sepse mendojmë se kjo protestë paqësore tregon si shqiptarët shohin veten”, deklaroi aktivistja.

Kokaj tha se ndryshimi, sipas saj, nuk mund të vijë përmes dhunës apo përshkallëzimit, por përmes refuzimit qytetar ndaj asaj që konsiderohet e papranueshme.

“Ndryshimi nuk vjen as nga hedhja, as nëpërmjet dhunës, as në përshkallëzim zemërak, por vjen nga njerëz që vendosin të mos pranojnë të papranueshmen”, tha ajo.

Në fund, aktivistja paralajmëroi se aksionet do të vijojnë dhe se protestuesit do të synojnë bllokimin e institucioneve dhe të Kuvendit.

“Do të vijojmë bllokimin e institucioneve dhe Kuvendit. Nuk na përfaqësojnë. Zhvendosja e vëmendjes nga protesta do të ishte lirim për Ramën”, u shpreh Luçiana Kokaj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit