Nesër ndodh diçka e keqe për ju, por shumë e mirë për JOQ

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 14.09.2026, 20:34

Nëse ka një lajm që ngjall një përzierje të çuditshme emocionesh sot, është pikërisht ajo që pritet të ndodhë nesër. Një ngjarje që për publikun e gjerë shënon rikthimin e një makthi të vjetër, kurse për mediat dhe veçanërisht për JOQ, shënon nisjen e një sezoni të ri pune me kapacitet të plotë.

Nesër pritet të lirohet Erion Veliaj.

Për qytetarët e Tiranës dhe të gjithë ata që e vuajnë përditë këtë realitet, ky nuk është aspak një lajm i mirë. Lirimi i tij do të thotë thjesht vazhdimi i të njëjtit avaz: më shumë para publike që zhduken pa gjurmë, më shumë taksa që konvertohen në betonin e radhës dhe më shumë hapësira të vjedhura nga përditshmëria e gjithsecilit prej nesh. Me pak fjalë: ju do të vendosni përsëri dorën në xhep për të mbuluar atë që ikën.

Por nga ana tjetër, për ne në JOQ, kjo është goditja perfekte. Rikthimi i tij në skenë do të thotë vetëm një gjë: puna jonë dyfishohet. Më shumë denoncime nga qytetarët, më shumë skandale për të nxjerrë në dritë, më shumë letra e dokumente për të publikuar dhe pa fund material për të demaskuar atë që ndodh prapa dyerve të mbyllura.

Nëse për ju nesër nis një ditë ku do të vidheni përsëri, për ne nis sezoni ku nuk do të kemi asnjë minutë pushim.

Rikthimi i tij mund të jetë një lajm i keq për xhepat tuaj, por për transparencën dhe për punën tonë, është karburanti më i mirë. Bëhuni gati, se puna sapo ka nisur!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit