Të fortët e Ali Demit parkojnë në mes të rrugës, autobusi s’ka ku kalon

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 14.09.2026, 16:23

Rruga në zonën e Ali Demit është kthyer në një pengesë të përditshme për qarkullimin, pasi automjetet lihen në mes të rrugës dhe praktikisht bllokojnë kalimin e autobusëve.

Pamjet e mbërritura në redaksinë e JOQ Albania tregojnë situatën absurde: makina të parkuara aty ku nuk duhet, ndërsa autobusi mbetet pa hapësirë për të kaluar dhe detyrohet të presë.

Në një rrugë ku duhet të lëvizë transporti publik dhe dhjetëra qytetarë çdo ditë, mjafton pakujdesia e disa shoferëve për të paralizuar qarkullimin. Por pyetja është e thjeshtë: ku janë kontrollet dhe kush mban përgjegjësi për këtë kaos?

Qytetarët nuk mund të humbin kohën në trafik për shkak të automjeteve të lëna në mes të rrugës. Nëse edhe autobusi nuk ka më hapësirë për të kaluar, atëherë situata ka dalë përtej çdo normaliteti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit