Një prind ka ngritur shqetësimin për situatën e krijuar pranë shkollës “Turgut Ozal”, ku kalimi për këmbësorët është kthyer në një problem serioz.
Në videon e dërguar në redaksinë tonë mund të shihni qartë se rruga është zënë nga automjetet dhe mbeturinat, ndërsa mungesa e një kalimi të përshtatshëm e bën të vështirë lëvizjen e këmbësorëve, veçanërisht të fëmijëve.
“Jam një prind dhe e çoj vajzën aty te Turgut Ozal. Ju lutem, shikojeni dhe bëjeni publike. Nuk ka trotuar, nuk ka vend për të kaluar dhe fëmijët rrezikojnë jetën. Të paktën të mos parkohen makinat aty dhe të pastrohen mbeturinat”, shprehet qytetarja.
Ajo tregon se edhe për një të rritur kalimi është tejet i vështirë:
“Me zor kalova me çantë. Nuk më merrte vendi dhe u detyrova të kthehesha anash, sikur po futesha në një vrimë.”
Përmes këtij denoncimi, prindi kërkon ndërhyrjen e institucioneve për të liruar hapësirën, pastruar zonën dhe krijuar një kalim të sigurt për këmbësorët.
Shqetësimi mbetet veçanërisht i madh për fëmijët që kalojnë çdo ditë në këtë zonë.