Aksident i rëndë në Fier: Përplasen “Benz” dhe “Volkswagen”, plagosen rëndë 3 persona

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 14.09.2026, 14:07

Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme në aksin rrugor Fier-Ballsh, në vendin e njohur si “Kthesa e Krapsit”, ku përplasja e fortë mes dy automjeteve ka shkaktuar plagosjen e tre personave.

Nga të dhënat paraprake, në aksident janë përfshirë një automjet tip “Benz” dhe një “Volkswagen”. Përplasja ka qenë e fortë, duke lënë të lënduar tre persona.

Të dëmtuarit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë, ndërsa ekspertët e qarkullimit rrugor kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Pritet që në vijim të dalin më shumë detaje mbi gjendjen shëndetësore të të plagosurve dhe dinamikën e përplasjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit