Alarm nga Ambasada amerikane: Paralajmëron protesta të mëdha më 16 shtator në Kosovë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.09.2026, 11:52

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka lëshuar një njoftim sigurie për protestat e paralajmëruara më 16 shtator në Prishtinë dhe qytete të tjera të Kosovës.

Sipas njoftimit, demonstratat pritet të sjellin turma të mëdha qytetarësh, bllokime të rrugëve dhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

Ambasada u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë që të shmangin zonat ku priten protestat dhe të kufizojnë lëvizjet e panevojshme gjatë kësaj dite.

“Disa organizata po planifikojnë demonstrata të mëdha në qendër të Prishtinës dhe qytete të tjera të mëdha në Kosovë. Këto demonstrata mund të shkaktojnë turma të mëdha njerëzish, mbyllje rrugësh dhe ndërprerje të rënda të trafikut”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, personelit të qeverisë amerikane i është rekomanduar të shmangë udhëtimet pranë zonave të protestave, ndërsa është këshilluar që fëmijët e tyre të mos dërgohen në shkollë më 16 shtator për shkak të mundësisë së pengesave në trafik.

Kjo datë përkon me ditën kur në Hagë pritet të shpallet vendimi përfundimtar ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit