Dha alarm fals për bombë në shkollë, arrestohet autori Edmond Jatagani!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 14.09.2026, 11:26

Një telefonatë anonime ka alarmuar policinë e Tiranës për një bombë të dyshuar në shkollën “Edit Durham”. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e policisë kanë nisur kontrollet në ambientet e shkollës, por nuk është gjetur asnjë lëndë plasëse. Telefonata rezultoi një alarm i rremë.

Pas hetimeve, policia ka gjurmuar numrin nga i cili është bërë telefonata dhe ka identifikuar si autor të saj Edmond Jatagani. Ai është arrestuar nga policia në bashkëpunim me shërbimet e Antiterrorit.

Sipas policisë, Jatagani rezulton të jetë shoqëruar edhe më herët në lidhje me akte dhe thirrje për dhunë gjatë protestave. Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat dhe motivet e telefonatës që shkaktoi alarm në shkollë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit