Një ngjarje e rëndë ka tronditur Prizrenin, ku një foshnje është gjetur pa shenja jete në orët e para të mëngjesit të së dielës.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 13 shtator rreth orës 04:40.
Në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e foshnjës.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa pritet të zbardhen rrethanat e plota të rastit.
Hetimet për ngjarjen janë duke vazhduar.