Viti i ri shkollor, bie numri i nxënësve në Vlorë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 14.09.2026, 10:53

Ka nisur sot viti i ri shkollor 2026-2027, ndërsa në Zyrën Vendore të Arsimit Vlorë-Himarë 895 fëmijë ulen për herë të parë në bankat e shkollës. Megjithatë, këtë vit vihet re një rënie e numrit të nxënësve krahasuar me vitin e kaluar.

Në të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar në varësi të kësaj zyre do të zhvillojnë mësim gjithsej 11.540 nxënës, rreth 47 më pak se një vit më parë. Pavarësisht rënies së numrit, nuk raportohet mbyllja e asnjë shkolle.

Ndërkohë, mes nxënësve të regjistruar këtë vit ka edhe shtetas të huaj. Në bankat e shkollave të Vlorës dhe Himarës do të ulen edhe fëmijë me origjinë nga Ukraina, duke i dhënë një tjetër dimension komunitetit shkollor në këtë zonë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit