Dënohet agjenti imobiliar, i siguroi shqiptarëve 19 shtëpi për të mbjellë kanabis

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 14.09.2026, 09:32

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me 8 vite e 4 muaj burg, pasi përdori biznesin e tij për të lehtësuar aktivitetin e një rrjeti kriminal që kishte ngritur 19 ambiente për kultivimin e kanabisit. Pesë persona u dënuan me mbi 14 vite burg në total, pas një hetimi të Operation Costello. Në 20 prona të kontrolluara në Luton dhe Milton Keynes u zbuluan 19 ambiente kultivimi, ndërsa policia sekuestroi afro 2,000 bimë kanabisi, me vlerë deri në 800 mijë paund.

Në qendër të rrjetit ishte Sarfraz Farooq, 46 vjeç, drejtor i “Condor Estates”, i cili përdorte kontrata të falsifikuara qiraje për të siguruar pronat. Uan Gogu, 42 vjeç, merrej me instalimin e pajisjeve hidroponike dhe manipulimin e matësve të energjisë, ndërsa aktiviteti shkaktoi edhe tre zjarre në prona.

Gogu u dënua me 6 vite e 6 muaj burg, ndërsa tre të tjerët morën dënime të pezulluara. Policia deklaroi se operacioni goditi një rrjet të organizuar që përdorte prona të ligjshme për kultivimin e kanabisit dhe pastrimin e parave, duke paralajmëruar për rrezikun që këto ambiente paraqesin për pronarët dhe komunitetin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit