Mërgimtari mitrovicas skandalizoi duke i uruar Thaçit “të cofë në burg si Mladiqi”

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.09.2026, 08:53

Mërgimtari mitrovicas skandalizoi duke i uruar Thaçit “të cofë në burg si Mladiqi”, familja Begu distancohen nga ai: “S’ka çka me dëshmu ky i shkretë, i ka shku jeta në fabrikë të virshlleve”

Familja Begu nga fshati Kaqandoll i Mitrovicës është distancuar publikisht nga Bejtullah Begu – Tobi Begu, pas deklaratës së tij në rrjete sociale, ku ai e krahasoi ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, me kriminelin serb Ratko Mladiq, shkruan “Jepi zë”.

Në reagimin e publikuar ndaj tij, familjarët thonë se distancohen nga “çdo deklaratë që Bejtullah Begu e bën nëpërmjet rrjeteve sociale dhe mediumeve të ndryshme”.

Ata theksojnë se Bejtullah Begu është vëllai i babait të personit që ka bërë reagimin dhe se jeton në Gjermani që nga viti 1995.

“Ky personi në fjalë është vllau i babës tem… dhe ka dalë në moshë shumë të re atje, kualifikimi i tij është i ulët-fillor, e që është veç se një tru-shpërlare që bën deklarata të pa matura nëpërmjet rrjeteve sociale”, thuhet në reagim.

Familja Begu më tej përmend kontributin e saj në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, duke deklaruar se ka kontribuar “qysh në celulat e para të UÇK-së në Shalë të Bajgorës”.

“Familja Begu ka kontribu qysh në celulat e para të UÇK-së në Shalë të Bajgorës dhe e dijnë të gjithë Shaljanët me emër çdo mashkull të familjes tonë që ka kontribu dhe kanë vdekë për atdhe”, thuhet në reagim.

Sa i përket deklaratës së Bejtullah Begut për Thaçin, familjarët shprehen ashpër, duke thënë se ai nuk ka qenë dëshmitar në Hagë.

“Ndërsa Bejtullah Begu, me nofkën Tobi Begu nuk është dëshmitar në Hagë se nuk ka çka me dëshmu ky i shkretë, i ka shku jeta tu punu në fabrikë të virshlleve në Gjermani”, thuhet më tej.

Në fund, familja kërkon falje në emër të familjes Begu nga Kaqandolli dhe e mbyll reagimin me një deklaratë të qartë:

“Distancohemi nga Bejtullahu.”

Reagimi është bërë publik pas deklaratës së Bejtullah Begut, e cila shkaktoi reagime të shumta në rrjete sociale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit