Vetaksident tragjik në Shirokë, humb jetën 49-vjeçari

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.09.2026, 08:45

Një 49-vjeçar ka humbur jetën në një vetaksident të rëndë trafiku që ndodhi të dielën pasdite në rrugën e Transitit, në Shirokë të Suharekës.

Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:20, kur drejtuesi i automjetit, për shkaqe ende të panjohura, ka humbur kontrollin mbi veturën dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e përplasjes, 49-vjeçari ka pësuar lëndime të rënda dhe nuk ka arritur të mbijetojë.

Në automjet ndodheshin edhe tre pasagjerë, një grua 49-vjeçare dhe dy fëmijë, të cilët kanë pësuar lëndime të lehta. Hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit po vazhdojnë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit