Duhej të paraqitej sot në burg, Alket Rizai përshihet në një konflikt me armë zjarri në Greqi

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 14.09.2026, 08:38

Alket Rizai, shqiptari i njohur në Greqi për arratisjet spektakolare nga burgu dhe ish-bashkëpunëtor i Vassilis Paleokostas, dyshohet se është përfshirë në një incident me armë zjarri në një bar plazhi në Anavyssos, në zonën e Athens-Sounio Avenue. Ngjarja ka alarmuar autoritetet greke, pasi Rizai ndodhej jashtë burgut me leje dhe duhej të rikthehej në Burgun e Domokos.

Sipas mediave greke, policia identifikoi Rizanë përmes pamjeve filmike të siguruara pas incidentit. Në vendngjarje u gjetën dy gëzhoja dhe njolla gjaku, ndërsa më vonë një 20-vjeçar grek dhe një 41-vjeçar pakistanez u paraqitën në qendrën shëndetësore me dëmtime, ky i fundit me plagë të shkaktuar nga plumbi. Konflikti dyshohet se nisi pas një debati për muzikën e lartë, ndërsa Rizai dyshohet se nxori armën dhe qëlloi në ajër.

Pas përplasjes, edhe një shtetas afgan, i dyshuar se punonte si roje sigurie në lokal, dyshohet se hapi zjarr, duke plagosur dy persona. Rizai dhe dy personat që e shoqëronin u larguan me automjet nga vendngjarja, ndërsa shtetasi afgan është shpallur në kërkim. Autoritetet greke vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit dhe identifikimin e të gjithë personave të përfshirë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit