Daja i Zegjines plagos me çekiç ish-vjehrrin e tij

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 14.09.2026, 07:36

Një plagosje me çekiç është regjistruar mbrëmjen e djeshme në fshatin Suk të Roskovecit. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti mes dy personave.

Sipas burimeve, daja i deputetes Zegjine Çaushi ka shkuar në banesën e ish-bashkëjetueses së tij, ku pas një konflikti me babain e saj, dyshohet se e ka goditur këtë të fundit me çekiç.

I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtim mjekësor. Ndërkohë, autori i dyshuar është shpallur në kërkim nga Policia, e cila po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit