Një pronar dyqani i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një vjedhje të ndodhur gjatë natës në një dyqan fruta-perimesh pranë Pazarit të Ri, Tiranë.
Sipas pronarit, personi ka hyrë në ambientet e dyqanit dhe ka hapur sirtarin e arkës, duke marrë paratë që ndodheshin brenda.
Në pamjet e kamerave të sigurisë shihet personi duke lëvizur në ambientet e dyqanit, duke iu afruar banakut dhe arkës. Në një moment ai shihet duke kaluar mbi arkat plastike të fruta-perimeve për të lëvizur në hapësirën e brendshme.
Denoncuesi thotë se gjatë ngjarjes autori ka dëmtuar edhe një pjesë të frutave.
Pranë pamjeve të kamerave, pronari i ka bërë një apel personit që t’i rikthejë paratë brenda 24 orëve, në të kundërtën paralajmëron se do ta denoncojë rastin në polici.
“Ka kohë 24 orë me i kthy lekët, përndryshe do e denoncoj në polici. Ju lutem shpërndajeni.”
Denoncuesi ka kërkuar që identiteti i tij të mbetet anonim dhe bën thirrje për shpërndarjen e pamjeve.
JOQ Albania publikon pamjet e kamerave të sigurisë dhe denoncimin, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes dhe identiteti i personit mbeten për t’u verifikuar nga autoritetet.