Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një parakalim të rrezikshëm në tunelin e fundit nga Bulqiza drejt Tufinës.
Në pamjet e dërguara në redaksi shihet një SUV i zi që futet në korsinë e kundërt për të parakaluar automjetet përpara, brenda tunelit.
Sipas denoncuesit, drejtuesi e ka përsëritur të njëjtën manovër të rrezikshme edhe për herë të dytë.
“Nuk e bëri vetëm një herë, po e bëri 2 herë të njëjtin gabim.”
Parakalimi brenda tunelit, veçanërisht duke hyrë në korsinë e kundërt, mund të krijojë rrezik për drejtuesit që vijnë përballë.
JOQ Albania publikon pamjet dhe kërkon që autoritetet të verifikojnë rastin dhe, nëse konstatohen shkelje, të merren masat përkatëse.