“O hajdute, te cila vilë do shkosh”, protestuesit i zënë pritë Belinda Ballukut

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 13.09.2026, 22:37

Gjatë ditës së 106-të të protestës kundër qeverisë, disa protestues kanë pikasur ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku teksa po shoqërohej nga një grua dhe po i drejtohej automjetit të saj.

Protestuesit e kanë ndjekur për disa metra, duke iu drejtuar Ballukut me thirrje në kor.

“O hajdute!”, “Rama në burg, Belinda në burg!”, dëgjohen të brohorasin protestuesit në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, ndërsa në një moment i drejtohen edhe me thirrjen: “O hajdute, te cila vilë do të shkosh?”.

Situata zgjat për pak çaste, ndërsa Balluku vijon drejt automjetit të saj e shoqëruar nga gruaja tjetër. Në momentin që makina largohet, protestuesit reagojnë sërish me brohoritje.

Përplasja verbale ndodhi gjatë ditës së 106-të të protestës, ku qytetarët vijuan marshimin në rrugët e Tiranës dhe përsëritën thirrjet kundër qeverisë dhe figurave të saj. Raportimet nga protesta konfirmojnë se “Rama në burg, Belinda në burg” ishte ndër thirrjet e dëgjuara gjatë mbrëmjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit