Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar gjendjen e plazhit të Drimadhës, Himarë.
Në pamjet e dërguara në redaksi shihen grumbuj të mëdhenj mbeturinash, qese plastike, shishe, ambalazhe dhe materiale të tjera të hedhura mes shkëmbinjve dhe pranë bregut.
“Thoni Ivankës të kalojë edhe njëherë këtej nga Drimadhja… se mbase i pastrojnë këto mbeturinat.”
Ironia e qytetarit vjen pas vizitës së Ivanka Trump në zonën e jugut të Shqipërisë, ndërsa pamjet e dërguara tregojnë një tjetër realitet të bregdetit.
Mbeturinat janë të shpërndara në një zonë pranë detit, duke ngritur shqetësime për pastërtinë dhe mirëmbajtjen e një prej plazheve më të frekuentuara të jugut.
JOQ Albania publikon pamjet dhe denoncimin e qytetarit, duke kërkuar ndërhyrjen e strukturave përgjegjëse për pastrimin dhe mirëmbajtjen e zonës.