Një shpërthim me lëndë plasëse tronditi mbrëmjen e së shtunës një banesë në lagjen “Qemal Stafa” në Shkodër. Sasia e tritolit u hodh në oborrin e banesës së 60-vjeçarit Metin Bushati, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Pas ngjarjes, Bushati, me profesion mësues, është marrë në pyetje nga grupi hetimor, ndërsa para hetuesve ka deklaruar se nuk ka dijeni për motivin e sulmit.
“Unë dhe bashkëshortja ime jemi mësues dhe bëjmë një jetë të rregullt. Nuk kam asnjë konflikt me asnjë person dhe nuk kam asnjë ide se përse më vunë tritol”, mësohet të ketë deklaruar ai.
Shpërthimi ndodhi rreth orës 21:30. Sipas të dhënave të policisë, autori e ka hedhur lëndën plasëse nga rrethimi i jashtëm i banesës dhe momenti është fiksuar nga një prej kamerave të sigurisë. Megjithatë, pamjet nuk janë të qarta sa për të bërë të mundur identifikimin e autorit.