Qytetari bën dush te Liqeni Artificial

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 13.09.2026, 15:44

Një video e mbërritur në redaksinë e JOQ Albania tregon se, edhe pse kemi hyrë në vjeshtë, temperaturat e larta duket se nuk kanë ndërmend të tërhiqen.

Përballë vapës, një qytetar ka gjetur zgjidhjen e tij për t’u freskuar: është futur për të bërë një banjë në Liqenin Artificial.

Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen e qytetarëve është fakti se ai nuk është futur thjesht për t’u freskuar, por ka marrë me vete edhe sapunin, duke e kthyer Liqenin Artificial në një “dush” në natyrë.

Me sa duket, kur temperaturat nuk bien, kreativiteti shqiptar bën pjesën tjetër. E në ditët e nxehta, ky qytetar duket se e ka gjetur formulën e tij për t’u freskuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit