Aksident në Lushnje-Fier, qytetarja tenton të njoftojë emergjencën por askush s’përgjigjet

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.09.2026, 14:48

Një qytetare ka kontaktuar JOQ Albania për të denoncuar një situatë shqetësuese të hasur ditën e sotme në autostradën Lushnjë–Fier.

Ajo ka treguar se pasi ka parë një aksident rrugor në këtë aks është përpjekur menjëherë të kontaktojë shërbimet e emergjencës për të njoftuar autoritetet.

Megjithatë, disa prej numrave të emergjencës që provuan rezultuan të paarritshëm pavarësisht disa telefonatave.

Qytetarja tregon se gjatë telefonatave, dëgjohej njoftimi se “telefoni është i fikur”, ndërsa si provë ka dërguar edhe një video të telefonatave.

Po flasim për shërbime emergjence, ku çdo minutë mund të bëjë diferencën mes jetës dhe vdekjes”, shprehet ajo, duke ngritur pikëpyetje mbi aksesueshmërinë e numrave të emergjencës në një situatë kritike.

Rasti ngre shqetësimin se sa e garantuar është funksionimi i linjave të emergjencës në çdo moment, veçanërisht në raste aksidentesh ku ndërhyrja e shpejtë mund të jetë vendimtare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit