Trotuari në Laknas bllokohet nga kallamishtet, fëmijët detyrohen të ecin në rrugë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.09.2026, 09:56

Një qytetar ka denoncuar gjendjen e rrugës dhe trotuarit në zonën e Laknasit, duke kërkuar ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse.

Sipas tij, kallamishtet kanë pushtuar dhe bllokuar tërësisht trotuarin, duke i detyruar këmbësorët të ecin në rrugë.

Shqetësimi bëhet edhe më i madh për shkak të nisjes së shkollës, pasi fëmijët detyrohen të kalojnë në rrugë për shkak të mungesës së hapësirës në trotuar.

Po na marrin frymën dhe nuk është vetëm ajo pjesë, por komplet rruga. Është bllokuar trotuari komplet nga kallamishtet në Laknas. Bashkia nuk i pret. Nesër vazhdon shkolla dhe fëmijët s’kanë ku të kalojnë, pasi trotuari është bllokuar nga kallamishtet dhe duhet të ecin në rrugë”, shkruan qytetari.

Banorët kërkojnë ndërhyrje sa më të shpejtë për pastrimin e trotuarit dhe garantimin e sigurisë së këmbësorëve, veçanërisht të fëmijëve që përdorin këtë rrugë për të shkuar në shkollë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit