“Na la me 30, tabela thotë 60”/ Kamionët e ngadaltë detyrojnë shoferët të parakalojnë

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 13.09.2026, 00:51

Një qytetar i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar lëvizjen e ngadaltë të një kamioni brenda një tuneli.

Në pamje shihet kamioni duke lëvizur me shpejtësi të ulët, ndërsa në tunel tabela tregon kufirin 60 km/h.

Ja o zemra, na ka lënë kamioni me 30 o dak, o tabela 60 o zemra.

Situata të tilla krijojnë shpesh frustrim te drejtuesit që janë pas mjeteve të rënda, sidomos kur diferenca mes shpejtësisë së mjetit dhe kufirit të lejuar është e madhe.

Ky frustrim mund t’i shtyjë disa drejtues të ndërmarrin parakalime të nxituara ose të rrezikshme, veçanërisht në segmente ku hapësira për manovrim është e kufizuar.

Pamjet sjellin në vëmendje pikërisht këtë problem: një mjet që lëviz shumë ngadalë mund të krijojë radhë dhe tension në trafik, por parakalimi i rrezikshëm nuk është zgjidhja.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit