Shpërthim i fuqishëm në Shkodër, dyshohet për tritol

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 12.09.2026, 22:06

Një shpërthim i fuqishëm është raportuar mbrëmjen e sotme në Shkodër, duke shkaktuar alarm te banorët e zonës.

Sipas dëshmive të mbërritura në redaksinë e JOQ Albania, shpërthimi ka qenë i fortë, ndërsa paraprakisht dyshohet se mund të jetë përdorur lëndë plasëse.

Sipas raportimeve paraprake, nuk ka persona të lënduar, ndërsa ende nuk dihet nëse shpërthimi ka shkaktuar dëme materiale. Autoritetet kanë nisur verifikimet për të përcaktuar vendndodhjen e saktë dhe rrethanat e ngjarjes.

Ngjarja mbetet në zhvillim, ndërsa priten informacione të reja dhe sqarime zyrtare nga policia.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit