URGJENTE: Kërkohet gjak për një paciente të shtruar te Trauma

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 12.09.2026, 21:23

Një apel për ndihmë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një qytetare, e cila kërkon gjak për nënën e saj, të shtruar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Sipas familjarëve, pacientja ka nevojë për gjak në mënyrë që të mund t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Familja sqaron se nuk kërkohet një grup i caktuar gjaku. Personat që kanë mundësi të dhurojnë, mund të paraqiten për dhurim dhe të deklarojnë emrin e pacientes, Ike Pashja. Përcaktimi i grupit të gjakut dhe testimet përkatëse kryhen në kuadër të procedurave të bankës së gjakut.

Kush ka mundësi të ndihmojë, lutet të kontaktojë familjarët në numrin: +355 67 632 5531

Çdo dhurim mund të jetë një ndihmë e madhe për Ike Pashjan dhe familjen e saj në këtë moment të vështirë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit