Frikë në fluturimin Stamboll–Prishtinë, avioni pëson defekt para nisjes

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.09.2026, 21:11

Një fluturim i kompanisë Pegasus Airlines nga Stambolli drejt Prishtinës është përballur me një problem teknik pak para nisjes.

Avioni që operonte linjën PC343 Stamboll–Prishtinë pësoi një defekt gjatë procedurës së largimit nga vendqëndrimi në aeroport. Sipas raportimeve, bëhet fjalë për një Boeing 737-800, me regjistrim TC-CRG, i cili shfaqi një problem me motorin gjatë procesit të “pushback”.

Për shkak të defektit, pilotët vendosën që avioni të rikthehej në portë për kontroll teknik. Ndërkohë, pasagjerët qëndruan rreth 30 minuta brenda kabinës, ku disa prej tyre kanë shprehur shqetësim për shkak të temperaturës së lartë.

Pas kthimit në vendparkim, pasagjerët u nxorën në terminal, ndërsa kompania vendosi që udhëtimi drejt Prishtinës të realizohej me një avion tjetër.

Situata shkaktoi pakënaqësi te disa udhëtarë, por është bërë e ditur se ekuipazhi i kabinës nuk ka përgjegjësi për vendimet teknike lidhur me riparimin e avionit apo zëvendësimin e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit