“Nuk merret frymë nga era”/ Katjeli i Përrenjasit mbytet nga plehrat

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 12.09.2026, 20:43

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar gjendjen e rënduar të një përroi në fshatin Katjel, Bashkia Përrenjas.

Në pamjet e dërguara në redaksi shihen sasi të mëdha mbeturinash, qese plastike dhe mbetje të ndryshme të grumbulluara përgjatë përroit dhe në ambientin përreth.

Sipas qytetarit, ndotja ka sjellë edhe erë të rëndë në lagje, duke shqetësuar banorët.

“Përshëndetje JOQ! Shikoni pak, ju lutem, me Bashkinë e Prrenjasit në fshatin Katjel, çfarë pisllëqesh ka. Vjen erë shumë e keqe nëpër lagje. Ju lutem, postojeni videon!”

Pamjet tregojnë përhapjen e mbetjeve edhe pranë një ure dhe në pjesë të tjera të përroit.

JOQ Albania publikon denoncimin dhe pamjet, ndërsa kërkon verifikimin dhe ndërhyrjen e Bashkisë Përrenjas për pastrimin e zonës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit