“Tragjedi në Junik: Ky është Shkëlqim Alaj, viktima e aksidentit fatal me katërçikletë”

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.09.2026, 19:11

E rëndë në Junik, humb jetën drejtuesi i katërçikletës në aksident

Një aksident me fatalitet ka tronditur sot fshatin Jasiq të Junikut, ku një person ka humbur jetën pasi u përfshi në një aksident me katërçikletë.

Viktima është identifikuar si Shkëlqim Alaj, nga Drenoci i Vokshit në Komunën e Deçanit.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:40, ndërsa si pasojë e lëndimeve të marra, Alaj ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante të Policisë së Kosovës dhe prokurori i shtetit.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa rasti po hetohet nga njësitet përkatëse policore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit