Përmbytjet përfshijnë Elbasanin, bllokohen hyrjet e banesave dhe rrugët

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 12.09.2026, 18:01

Reshjet e dendura kanë sjellë përmbytje në disa zona të Elbasanit, duke krijuar vështirësi për banorët dhe drejtuesit e mjeteve.

Në pamjet e dërguara në redaksinë e JOQ Albania, uji ka vërshuar në oborre dhe hyrje banesash, ndërsa banorët thonë se e kanë të vështirë të dalin nga shtëpitë.

Përshëndetje JOQ, jemi në lagjen Vullnetari. Hyrjet janë bllokuar, nuk kemi nga të kalojmë.

Përmbytje janë raportuar edhe në rrugët e qytetit, ku uji ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe ka krijuar trafik të rënduar.

Banorët kërkojnë ndërhyrjen e strukturave përgjegjëse për largimin e ujit dhe normalizimin e situatës.

JOQ Albania publikon pamjet e mbërritura në redaksi, ndërsa situata në Elbasan vijon të monitorohet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit