Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të premteje në zonën e Shupenzës, përgjatë Rrugës së Arbrit, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.
Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Bulqizës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë kryer veprimet e para procedurale dhe kanë nisur hetimet për dokumentimin e plotë të rastit.
Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në përplasjen e dy mjeteve.