Stuhia e fuqishme që përfshiu mbrëmjen e djeshme Shqipërinë ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në sera dhe në aktivitetin bujqësor të fermerëve në Roskovec.
Erërat e forta kanë dëmtuar strukturat e serave, duke i shembur dhe çarë në disa zona, ndërsa fermerët tashmë përballen me pasojat dhe humbjet e shkaktuara nga moti i keq.
Për familjet që e kanë të lidhur jetesën me bujqësinë, dëmet janë veçanërisht të rënda, pasi përveç strukturave të dëmtuara rrezikohen edhe prodhimet që ndodhen brenda tyre.
Pamjet nga zona tregojnë pasojat e stuhisë dhe dëmet e shkaktuara në serat e fermerëve të Roskovecit.
Një tjetër goditje për fermerët, të cilët tashmë duhet të përballen me kostot e riparimit dhe humbjet e shkaktuara nga moti ekstrem.