Pas bllokimit në Mal të Zi, autokolona e emigrantëve të Diasporës mbërrin në Kukës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.09.2026, 13:48

Autokolona me automjetet e shqiptarëve të diasporës ka mbërritur në Kukës, pas një bllokimi prej disa orësh nga autoritetet malazeze dhe kalimit më pas nga Morina.

Emigrantë shqiptarë të ardhur nga shtete të ndryshme do t’i bashkohen protestës mbarëkombëtare të thirrur sot në Tiranë, në një tubim masiv kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama dhe klasës politike.

Pas kalimit të kufirit, autokolona ka vijuar rrugëtimin drejt Kukësit dhe brenda ditës pritet t’i bashkohet protestuesve që do të marrin pjesë në tubimin e sotëm.

Pjesëmarrja e diasporës shihet si një mesazh solidariteti dhe mbështetjeje për protestuesit brenda vendit. Mobilizimi i shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit tregon se pakënaqësitë dhe kërkesat e tyre kanë kapërcyer kufijtë dhe janë shtrirë edhe te komunitetet shqiptare në diasporë.

Ditën e sotme protesta shënon ditën e 105-të dhe organizatorët kanë bërë të qartë se kjo valë protestash nuk do të ndalet deri në realizimin e qëllimit dhe kërkesave të tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit