Tragjedi në Fushë Kosovë: 26-vjeçarja humb jetën pasi rrëzohet papritur në rrugë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.09.2026, 12:25

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmë Fushë Kosovën, ku një 26-vjeçare ka ndërruar jetë pasi është rrëzuar papritur në mes të rrugës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:50 në rrugën “Nëna Terezë”, pranë KAM Market.

Sipas informacioneve të para, qytetarët kanë njoftuar për një person të shtrirë në rrugë, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë policia dhe ekipi mjekësor.

Viktima, Fatime Kosumi, 26-vjeçare, nuk ka arritur të mbijetojë.

Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e saj në vendngjarje. Pamjet nga kamerat e sigurisë kanë treguar se e reja është rrëzuar vetë, pa u përfshirë ndonjë person tjetër në incident.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku pritet të kryhen ekzaminimet për të zbardhur shkakun e saktë të vdekjes.

Policia ka nisur hetimet për rastin, i cili është trajtuar si “Hetim mbi vdekjen”. Rrethanat e vdekjes së papritur të 26-vjeçares mbeten ende për t’u sqaruar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit