Një qytetare i është drejtuar redaksisë së JOQ ALBANIA për të denoncuar një situatë me të cilën është përballur ditën e sotme pranë strukturave të Policisë në Librazhd.
Në mesazhin e saj, qytetarja tregon se për të bërë një kallëzim në Polici, efektivët e Prrenjasir e kanë drejtuar drejt Policisë së Librazhdit. Sot në mëngjes ajo ka shkuar që në orën 08:00 për të bërë kallëzimin por nuk ka mundur të marrë shërbimin e kërkuar pasi asnjë punonjës s’është afruar as për ta pyetur çfarë halli ka e jo më t’i marrin dëshminë.
“Jam një zonjë. Që në orën 8 më sorollatin për të bërë një denoncim. Nga Prrenjasi më thanë të shkoja në Librazhd. Erdha këtu dhe rri që nga ora 8 duke pritur. Shkoi ora 11”, shkruan ajo.
Qytetarja shprehet se gjendja e saj shëndetësore e bën edhe më të vështirë pritjen, ndërsa thotë se askush nuk është paraqitur për të marrë dëshminë e saj.
“Jam e sëmurë. Për të bërë një denoncim nuk të vjen kush të marrë një dëshmi”, vijon ajo.
Më tej, qytetarja ngre shqetësimin për mënyrën se si, sipas saj, trajtohen qytetarët që paraqiten për të bërë kallëzime, duke akuzuar për favorizime dhe ndikim përmes telefonatave.
“Kanë miq dhe ecin sipas telefonatave. I marrin në telefon. Kështu funksionon policia e Librazhdit”, thotë ajo.
Ajo shprehet veçanërisht e revoltuar për mënyrën se si, sipas saj, trajtohen gratë që paraqiten për të bërë kallëzim.
“Shkojnë femrat të bëjnë kallëzim, vetëm të sorollatin. Askush nuk të pret, askush nuk pyet se çfarë halli ke. Ku të drejtohem?”, përfundon qytetarja.
JOQ ALBANIA publikon denoncimin e qytetares duke u bazuar në ato që ka kaluar, ndërsa mbetet e hapur për reagimin e palës tjetër në këtë rast Policia e Shtetit.