Çfarë ndodhi pas mesnate pranë Liqenit Artificial?

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 12.09.2026, 11:25

Një denoncim i mbërritur pranë JOQ Albania ngre shqetësimin për zhurmat e krijuara gjatë natës në zonën e ish-Gardës, pranë Liqenit Artificial në Tiranë. Sipas qytetares që ka dërguar videon, rreth orës 02:00 një grup personash, të cilët dyshohet se kishin konsumuar alkool, kanë shkaktuar të bërtitura dhe ulërima të vazhdueshme.

Në pamjet e dërguara nga qytetarja shihen edhe një numër i madh efektivësh policie, por sipas denoncueses, nuk duket ndonjë ndërhyrje për të ndaluar zhurmat apo për të qetësuar situatën. “Ishin të pirë dhe krijonin zhurmë, bërtisnin e ulërisnin”, shkruan denoncuesja, e cila kërkon që rasti të bëhet publik.

Deri tani nuk ka një reagim zyrtar nga Policia për situatën e pretenduar në zonën pranë Liqenit Artificial.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit