Makina përplaset me urbanin në rrugën “Bardhyl” në Tiranë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 12.09.2026, 10:23

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në rrugën “Bardhyl” në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i një automjeti, i cili dyshohet se po lëvizte me shpejtësi, është përplasur me urbanin e Linzës.

Pas përplasjes, urbani i Linzës ka goditur edhe një motor që ishte i parkuar në anë të rrugës. Përplasja ka shkaktuar dëme materiale, ndërsa rrethanat e sakta të aksidentit mbeten ende për t’u sqaruar.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e para hetimore. Deri në këto momente nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia e Tiranës dhe nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga aksidenti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit