Shoferi i ambulancës tapë aksidenton të moshuarin në Korçë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 12.09.2026, 09:54

Një i moshuar është përplasur nga një ambulancë mbrëmjen e së premtes në Korçë, në afërsi të bibliotekës së qytetit. Sipas policisë, i moshuari po kalonte rrugën me biçikletë kur është përplasur nga ambulanca.

Pas aksidentit, drejtuesi i ambulancës ka transportuar vetë të dëmtuarin në spital. I moshuari ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe, sipas informacioneve paraprake, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i ambulancës, rreth 44 vjeç, i është nënshtruar testit të alkoolit dhe ka rezultuar nën efektin e tij. Policia e ka arrestuar për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur dhe për shkaktimin e aksidentit, ndërsa vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit