Një aksident rrugor është regjistruar në zonën e Porto Palermos, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë mbetur të plagosur.
Pas ngjarjes, të plagosurit janë marrë nga ekipet e emergjencës dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore. Ende nuk dihen detaje të plota mbi gjendjen e tyre shëndetësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur edhe shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në humbjen e kontrollit të automjetit.