Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar vjedhjen e gomave të automjetit përpara banesës së tij në Lagjen 17, rrugica “Adem Jashari”, Rruga Juba, Durrës.
Sipas denoncuesit, ngjarja ka ndodhur më 11 shtator 2026, rreth orës 07:15.
Në pamjet e kamerave të sigurisë shihet një person që afrohet pranë banesës dhe merr gomat e lëna jashtë, duke i larguar njëra pas tjetrës nga zona.
Denoncuesi shprehet se nuk bëhet fjalë për rastin e parë të vjedhjeve në zonë dhe kërkon që pamjet të publikohen, ndërsa thotë se materialet do t’ia dorëzojë edhe Policisë.
“Desha të shpërndaj një vjedhje gomash përpara shtëpisë. Lagjja 17, rrugica Adem Jashari, Rruga Juba, Durrës. Ju lutem t’i shpërndani se do t’i çoj në polici. Është bërë problem se nuk është hera e parë.”
JOQ Albania publikon pamjet dhe denoncimin, ndërsa rrethanat e ngjarjes dhe identiteti i personit të filmuar mbeten për t’u verifikuar nga autoritetet.