Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar parkimin e përsëritur të një automjeti policie në Rrugën Pjetër Budi, Tiranë.
Në pamjet e dërguara në redaksi, automjeti me targë AB 827 YT shihet i parkuar në mënyrë të tillë që pengon hyrjen dhe daljen nga kompleksi.
Sipas denoncuesit, kjo nuk është hera e parë që automjeti parkohet në këtë mënyrë dhe situata është kthyer në një problem të përsëritur për banorët.
Qytetari shprehet veçanërisht i shqetësuar për rastet e urgjencave mjekësore, pasi në kompleks ka persona të sëmurë dhe, sipas tij, parkimi i automjetit ka penguar edhe hyrjen e një autoambulance.
Në një mesazh drejtuar redaksisë, ai shkruan:
“Kjo makinë kështu parkon çdo ditë, bllokon hyrjen e kompleksit. Sot nuk hynte dot ambulanca.”
Pretendimi se automjeti përdoret nga një punonjës policie apo drejtues i SHIK-ut mbetet për t’u verifikuar. Po ashtu, rrethanat konkrete të pengimit të autoambulancës kërkojnë verifikim.
JOQ Albania publikon pamjet dhe denoncimin, ndërsa kërkon që rasti të verifikohet nga strukturat përgjegjëse dhe të merren masa nëse konstatohet shkelje.