“Këmbëzbathur, por me armë në dorë”/ Huthit në Bab el-Mandeb

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 11.09.2026, 23:59

Pamje të reja tregojnë disa luftëtarë Houthi të pozicionuar mbi shkëmbinj pranë Bab el-Mandebit, një prej pikave më strategjike detare në botë.

Në video, luftëtarët shfaqen të armatosur dhe të Këmbëzbathur, ndërsa qëndrojnë buzë detit dhe vëzhgojnë hapësirën detare. Disa prej tyre shihen duke diskutuar dhe duke treguar në drejtim të detit.

Pamjet vijnë në një moment kur Huthit kanë zgjeruar kontrollin e tyre përgjatë brigjeve të Detit të Kuq dhe në zonat strategjike pranë ngushticës së Bab el-Mandebit.

Bab el-Mandebi lidh Detin e Kuq me Gjirin e Adenit dhe është një korridor jetik për transportin ndërkombëtar. Në pikën më të ngushtë, ngushtica është rreth 29 kilometra e gjerë, duke e bërë atë një prej nyjeve më të rëndësishme të tregtisë detare globale.

Për vite me radhë, zona ka qenë në qendër të tensioneve ushtarake. Sulmet e Houthive ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq kanë shkaktuar ndërprerje dhe devijime të rëndësishme në trafikun ndërkombëtar detar.

Ndërsa në pamje shfaqen këmbëzbathur mbi shkëmbinj dhe me armët në dorë, rëndësia e pozicionit ku ndodhen është shumë më e madhe se vetë pamja.

Bab el-Mandebi është një nga portat kryesore detare të botës — dhe kontrolli i tij ka ndikim shumë përtej brigjeve të Jemenit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit