“Iku bosh, u kthye me çantën në dorë”/ Qytetarja kërkon kthimin e çantës në Tiranë

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 11.09.2026, 23:24

Një qytetare i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të kërkuar ndihmë për gjetjen dhe kthimin e një çante të humbur në zonën e Kompleksit Simacom, rruga “Nexho Konomi”, pranë “Nela 8”.

Sipas saj, ngjarja ka ndodhur më 28 gusht 2026, rreth orës 17:43, ndërsa pamjet e kamerave të sigurisë kanë kapur një grua që shëtit qenin në këtë zonë.

Në video, gruaja shihet fillimisht duke kaluar në rrugë me qenin dhe pa çantë në duar. Kur kthehet në të njëjtin drejtim, ajo shihet duke marrë një çantë kashte dhe duke u larguar me të.

Qytetarja pretendon se bëhet fjalë për çantën e saj dhe kërkon që personi që e ka marrë ta rikthejë.

Ajo ka vënë në dispozicion të redaksisë edhe fotografi dhe pamje të kamerave të sigurisë, ku dallohen momentet e lëvizjes së gruas.

JOQ Albania publikon pamjet me kërkesën e qytetares që çanta të rikthehet, ndërsa kushdo që e njeh personin apo ka informacion për rastin mund t’ua përcjellë autoriteteve ose denoncueses.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit