Një qytetar ka kontaktuar redaksinë tonë për të denoncuar një situatë që, sipas tij, paraqet rrezik serioz për banorët në zonën e Kasharit.
Sipas denoncimit, disa tela të energjisë elektrike janë të varur shumë pranë tokës, në një lartësi aq të ulët sa mund të arrihen dhe të preken edhe me dorë.
Kjo situatë ngre shqetësime për sigurinë e banorëve dhe kalimtarëve që lëvizin në këtë zonë.
Qytetari kërkon që problematika të bëhet publike, me shpresën se institucionet dhe strukturat përgjegjëse do të ndërhyjnë sa më shpejt për të kontrolluar gjendjen e telave dhe për të eliminuar rrezikun.
“Telat e korentit janë shumë pranë tokës dhe paraqesin rrezik për banorët. Ju lutem, bëjeni publike që të merren masa sa më shpejt”, shkruan qytetari në denoncimin e tij.
Banorët presin ndërhyrjen e autoriteteve përgjegjëse përpara se kjo situatë të shkaktojë ndonjë incident.