Gjatë protestës së 104-të/ Policia shoqëron një qytetar pas Muzeut Kombëtar

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 11.09.2026, 22:49

Ndërsa protesta e 104-të vijon në Tiranë, një qytetar është shoqëruar nga efektivë të Policisë së Shtetit në zonën pas Muzeut Kombëtar.

Në videon e dërguar në redaksi shihen automjetet e policisë dhe efektivët që afrohen pranë qytetarit dhe më pas e shoqërojnë atë.

Ngjarja vjen në një moment kur protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, pas fjalimeve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Nuk dihen ende rrethanat apo arsyeja zyrtare e shoqërimit të qytetarit.

JOQ Albania publikon pamjet, ndërsa pritet një sqarim nga autoritetet për arsyen e shoqërimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit