Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ka njoftuar tërheqjen nga Përfaqësuesja e Kosovës.
Mbrojtësi i Napolit ka bërë të ditur se vendimi i tij lidhet me udhëheqjen aktuale të Federatës së Futbollit të Kosovës.
“Pas 10 viteve në Kombëtare, nga të cilat 7 vite si kapiten, ju njoftoj se nuk do të jem më pjesë e Kombëtares së Kosovës, përderisa FFK-në e udhëheqin personat aktual”, ka shkruar Rrahmani në një postim në Instagram.
Rrahmani ka qenë një nga figurat kryesore të “Dardanëve”, me 66 paraqitje dhe 7 gola me fanellën e Kosovës. Ai e ka mbajtur shiritin e kapitenit për disa vite, duke u kthyer në një nga liderët e ekipit kombëtar.
Vendimi i tij pritet të shkaktojë reagime të shumta në opinionin sportiv kosovar.